Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Manastirliu jep lajmin e mire per nenat qe lindin 3 femije ose me shume

Nënat e papuna që kanë 3 ose më shumë fëmijë, të ardhurat mujore të familjes të së cilës nuk i kalojnë 100 mijë lekë, do të mbështeten nga buxheti i vitit 2023.

Këtë lajm e dha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila dha më shumë detaje se si do të aplikohet mbështetja për këtë kategori nënash.

Ogerta Manastirliu: Ne kemi vendosur që me buxhetin e vitit 2023 të mbështesim nënat me 3 ose më shumë fëmijë. Do të kemi një kategorizim, i cili besojmë se është i rëndësishëm për t’u ndarë me publikun: Janë të gjitha ato gra që kanë 3 dhe më shumë fëmijë, ku njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe ku të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë.

Kjo është një politikë për nënat, politikë sociale që synon të njohë si vite pune pikërisht periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para, është mundësuar nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e vitit 2023, njohja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore duke mbështetur kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 5 vitet e rritjes së fëmijës së tretë, katërt e kështu në vazhdim. Do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Është një mbështetje financiare e cila do të jetë pjesë e paketës buxhetore për vitin 2023 e në vazhdim, pra konsiderohet si një politikë e qëndrueshme për nënat, gratë e papuna që kujdesen për fëmijët duke i siguruar kështu aty edhe njohjen e kontributeve shoqërore.