Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Me çfarë ta marr nesër drekën në zyrë? Oriz me mollë

Me një shije delikate dhe perfekte për drekën në zyrë, rizotoja me mollë ka qenë dhe një prej pjatave të preferuara të piktorit Giorgio Morandi. Gjtihashtu është ideale pë të mos i çuar dëm mollët e pjekura.

Një pjatë e parë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, e plotësuar me shafran e verë të bardhë. Shohim së bashku si përgatitet:

Perberesit:

  • 320 gr oriz për rizoto
  • 2 mollë Renette ose Grannys Smith
  • 1 lugë çaji shafran Indie
  • 1 lugë çaji curry
  • 1 qepë e vogël
  • ½ litri lëng perimesh ( mund ta përgatisni me perimet e mbetura)
  • ½ gotë verë e bardhë e moskat
  • pak gjalpë

Përgatitja:

  • Përgatisni ose ngrohni në zjarr brodon e përgatitur dhe shkrini në të shafranin dhe curry-n. Grini imët qepën.
  • Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqni ngadalë qepën, në zjarr të ulët, duke shtuar pakëz ujë të mos digjet.
  • Shtoni orizin dhe kapardiseni për pak minuta, derisa kokrrat të bëhen të shndritshme. Shtoni verën dhe kur të ketë avulluar, shtoni brodo aq sa të mbulohet orizi.
  • Lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here dhe duke shtuar brodo sipas nevojës. Ashtu si për gjithë rizotot e tjera, bëni kujdes të mos thahet shumë dhe të mos ngjisë.
  • Ndërkohë, qëroni një mollë e gjysmë dhe grijeni. Prisni në feta gjysmën tjetër të mollës dhe kalojeni në një tigan jongjitës, shpejt e shpejt, pa asnjë lloj yndyre.
  • Kur pothuajse rizotoja të jetë gati, shtoni copat e prera të mollës duke e përzier mirë.
  • Shtoni gjalpin e mbetur dhe përziejeni.
  • Përgatisni pjatat duke i servirur me feta molle.