Me kë do të bashkëpunojë? Luana Vjollca ka gati këngën e re

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, prej kohësh i ka hyrë botës së muzikës, ku ka publikuar disa këngë që janë pritur mjaft nga publiku shqiptar. Ajo gjithashtu ka bërë edhe bashkëpunime.

Ndërsa një ditë më parë, Luana nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” ka zbuluar se është duke punuar për një projekt të ri. Madje ajo i ka bërë të gjithë kuriozë rreth personit me të cilin do të bashkëpunojë.

Moderatorja ka publikuar një foto të saj, ku krahas saj pyet ndjekësit e shumtë se me kë mendojnë ata që do realizojë këngën.

Gjithashtu Luana e ka shoqëruar foton me një emoji bombë, duke lënë të kuptohet se do të jetë një bombë e vërtetë. Ndërkohë moderatorja në foto shfaqet seksi, e veshur me të bardha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *