Me ne fund vjen ndihma e parë ushtarake per Ukrainen nga ky shtet, Ministri del publikisht dhe deklaron se do te dergoje..

Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak, duke e bërë atë dërgesën e parë të pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, tha ai në një postim në Twitter.

Tweet-i nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë.