Mësuesja e famshme e “Tik Tok-ut”, historia e Razie Stafës, nga divorci me burrin dhe shitja frutave me mbijetuar

72 vjeçarja Razie Stafa eshte nje grua qe del dhe shet fruta perime per 20 vite

Ajo ishte mësuese gjuhë-letërsie e ka nxjerrë shumë breza,por pensioni është i pakët për të përballuar jetesën dhe ka nje jete te veshtire.

Dhe martesa e saj nuk ka shkuar mire pasi kishin shume grindje me bashkeshortin.

Nënë Razia, rrëfeu jetën e saj si akademike dhe nostalgjinë që ka pasur me nxënësit, sidomos për një klasë, që e ka qenë për të më e preferuara.

Ajo tregoi se si kalon tani ditën, mes shitjes së frutave dhe xhirove në zonën e Liqenit, ku shpeshherë është e vetme, pasi thotë se shoqëria ka turp të qëndrojë me të. Si një ish-mësuese gjuhë letërsie, që ende lexon sistematikisht, ajo ka kritikë për intelektualët që dalin në ekran, që sipas saj, bëjnë gabime të theksuara gramatikore dhe leksike. Rrëfimin, e përmbylli me një mesazh për bashkëmoshatarët dhe të rinjtë e sotëm.