Miriam Cani konfirmon dasmën me Albanin

Emisioni i djeshëm solli në ekranin e Top Channel një mbrëmje dedikuar muzikës dhe jetës së Alban Skënderajt. Familjarë të Albanit, miq, bashkëpuntorë, të afërm dhe dashamirës u mblodhën duke ndarë me të gjithë ne kujtimet e tyre me artistin e njohur si dhe detaje të tjera nga marrëdhënia e tyre. Një nga pyetjet që mesa duket Albani dhe Miriami do të përballen dhe për pak kohë është, dasma. Teksa babai i Albanit, Qerim Skënderaj, po tregonte se si këngëtari ishte treguar kohrenete në jetën e tij duke kryer gjithçka në kohën e duhur, Eraldo Rexho ndërhyri duke u shprehur se e vetmja gjë që nuk ka kryer në kohës është dasma. Edhe pse nën zë dhe me të qeshur, Miriami tha: “Do të vijë dhe ajo shpejt. Mos u shqetëso!”. Kujtojmë se çifti i artistëve janë prej vitesh së bashku në bashkëjetëse dhe tashmë, kanë sjellë në jetë Amelinë, e cila tani feston 3 vjetorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *