Supë Pashaqofte

0
10

Përbërësit



250 gr mish i grirë
2 kokrra vezë
1 filxhan çaji oriz
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 gotë uji qumësht
kripë
piper
disa fije majdanoz
një dorë nenexhik (mendërz, dhiozmë)

Përgatitja
1
Për përgatitjen e qofteve, orizi duhet gjysmë i zier.
2
Në një enë hedhim të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me orizin, mishin e grirë, kripën, nenexhikun dhe piperin.
3
Masën e mësipërme e ndajmë në forma të vogla të rrumbullakta në madhësinë e një kokrre arre (qofte të vogla), të cilat i hedhim në një tenxhere me ujë të vluar, ku i ziejmë për rreth 15 minuta. I heqim nga uji i vluar me një lugë me vrima.
4
Në një tenxhere tjetër kaurdisim miellin me gjalpë derisa të zverdhet. Pastaj në të hedhim lëngun ku kemi zier qoftet dhe qumështin. I hedhim kripë, piper dhe e lemë në zjarr të avashëm derisa të marrë valë.
5
Pasi ka marrë valë, e heqim nga zjarri dhe e presim me të verdhat e vezëve me limon.
6
E ndajmë nëpër pjata dhe iu vendosim sipër qoftet. Ndërkohë u hedhim pak majdanoz të grirë ose nenexhik.
7
I spërkasim me gjalpë të skuqur dhe limon, sipas dëshirës. Supa është gati…