Mirupafshim diteve me diell! Mbërrin i ftohti polar, ja sa ftohtë

Mesa duket eshte e vertete qe temperaturat do të ulen ne Shkurt dhe pritet që gjatë kësaj jave të mbërrijë i ftohti polar.

Këtë e kanë theksuar edhe meteorologët, të cilët shtojnë se do të rikthehen reshjet e dëborës ne disa qytete.

Gjithashtu, bëhet e ditur se dita e martë do të jetë një ditë e ftohtë me temperatura të ulta deri në -8 gradë për zonat malore dhe -2 gradë në kryeqytet.

Kështu ditët më të ftohta pritet që të jenë dita e enjtje dhe e premte.

Por megjithate fundjava e ardhshme pritet të rikthejë sërish motin me diell, dhe temperaturat do të shënojnë rritje graduale