Majlinda Bregu surprizon Ornelën, motrat realizojnë kujtimin më të bukur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Ornela Bregu prej disa kohësh tashmë jeton në Spanjë me familjen e saj. Sot asaj i kane bere nje surprize, motra e saj Majlinda Bregu i shkoi për vizitë në Spanjë pa e lajmëruar.

Këtë ngjarje kaq te kendshme e ka zbuluar vajza e Ornelës, Benina e cila ka postuar një foto me tezen e saj, dhe duken shume te lumtura te dyja për këtë surprizë.

Ornela dhe Majlinda madje si dy motra kanë realizuar edhe një foto shumë të bukur bashkë, ato kane pozuar njësoj si dikur kur ishin të vogla.