Mjekët ne Angli tregojne se cilat janë 2 simptomat e para që shfaqen vetëm disa orë pas infektimit me Covid 19

Keto jane simptomat qe tregojne se ju jeni i infektiuar me koronavirus por mos u shqetesoni

Sipas Instituti te Shëndetit në Angli thuhet se dy simptomat kryesore të Covid-19 janë: kollë e re dhe e vazhdueshme dhe / ose një temperaturë e lartë.

Por OBSH thote se disa tregues te tjere perfshijne edhe :lodhje, dhimbje, hunde te bllokuara, dhimbje te fytit dhe diharre.

Megjithate ne Mbreterine e Bashkuar disa mjeke ngrene alarmin se ne kete liste te simptomave duhet te shojme patjeter: humbje e plote dhe e papritur e shijimit dhe e nuhatjes.

Sipas te dhenave te grumbulluara nga ENT UK i perfaqesuar nga specialistet e ORL, sugjerojne se kjo paaftesi per te nuhatur e per te shijuar mund te jete simptoma e pare qe mund te filloje brenda disa oresh.

Shumë njerëz duket se nuk zhvillojnë ndonjë shenjë të mëtejshme, duke bërë një shërim të plotë pa e kuptuar as vetë që kishin Covid-19. Ata mendohet se janë kryesisht të rritur të shëndetshëm, sistemi imunitar i të cilëve reagon mjaftueshëm ndaj virusit për ta përmbajtur atë brenda hundës, duke parandaluar përhapjen e tij në mushkëri, ku mund të shkaktojë pneumoni potencialisht fatale, raporton Daily mail.

Megjithate per te kuruar keto probleme te nuhajes apo shijimit mund te ndodh qe mjeket te japin steroide per te ulur inflamacionir, por kjo do te ishte e gabuar nese ata do ishin te infektuar.

Keshtu specialistet ne ENT kane nje frike se pacientet e tille mund ta kene me te veshtire sherimin nese marrin nje mjekim te tille.

ENT UK kane thene se ka prova të mira nga që numri i pacientëve Covid-19 me këtë simptomë është mjaft ‘domethënës’ dhe në një deklaratë të dërguar në Shëndetin Publik Angli në mes të marsit, tha se ‘Në Gjermani raportohet se më shumë se dy nga tre raste të konfirmuara kanë anosminë pra humbje te nuhatjes.