Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeku Tritan Kalo: Mos dëgjoni gjithologët, por përdorni këto keshilla kundër koronavirusit

Mjeku Tritan Kalo si nje anetar i komitetit teknik te shkaktuar nga koronavirusi, u kerkon te gjithe qytetareve qe te respektojne distancimin social dhe te gjitha keshillat e tjera qe jane dhene here pas here nga mjeket.

Ketu ai keshillon gjithashtu qe njerezit te mos degjojne gjithologet por specialistet.

Ne shkrimin e tij Doktori i mirenjohur nis te flasi me turnin e tij te perditshem ne infektiv, me tej vijon:

“Ne jemi aty për ju në çdo çast….respektimi i distancimit fizik, vetëizolimi/ vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në mungesë të një mjekimi specifik dhe të një vaksine, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.”

Por me pas mjeku ben nje thirrje per te gjithe ata qe bejne te diturin dhe flasin kudo sikur te ishin specialiste vetem duke dashur te qene protagoniste.

“Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, por kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuk u mban shumë ujë….”
“….Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….është diçka shumë e dobishme për sistemin tuaj imunitar si dhe për ekuilibrin tuaj mendor….boll stres e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…Ju duam shumë dhe për ju do të jemi aty kurdoherë të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..ne së bashku me siguri do ja dalim mbanë!!!” shkruan ai.