Musaka me Patate

0
640

Përbërësit

1 kg patate
500 gr mish i grirë
6 kokrra qepë (mesatare)
4 filxhanë kafeje vaj ulliri
5 kokrra domate (ose 1 lugë gjelle salcë)
kripë
piper
gjethe dafine
1 lugë gjelle gjalpë
1 lugë gjelle miell
1 gotë çaji qumësht
1 vezë
djathë kaçkavall

Përgatitja
1
Qëroni patatet. I lani dhe i prisni në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet ziejini për disa minuta, por me kujdes që të ruajnë formën.
2
Prisni qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqni në zjarr të avashtë, në mënyrë që të mos digjen.
3
Hidhni dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdoni t’i përzieni. Përzierjes i shtoni kripë, piper dhe fletët e dafinës.
4
Shtroni në tavë një shtesë me patatet e ziera dhe hidhni një pjesë të gjellës së përgatitur.
5
Vendosni dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.
6
Skuqni miellin me gjalpë, shuajeni me qumësht, përzijeni mirë derisa të marrë valë.
7
Hidhni pak kripë dhe lëreni masën që të ntrashet. Hiqeni nga zjarri dhe e lëreni të ftohet pak dhe përziejeni me vezë.
8
Beshamelin e përgatitur e vendosni mbi musaka. Tavën vendoseni në furrë për t’u pjekur për 30 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here