Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndahet nga jeta diten e sotme poeti i njohur shqiptar

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e letrave shqiptare. Është ndarë nga jeta poeti Bardhyl Londo.

“Me hidhërim mësuam se zemra e mikut dhe shkrimtarit të shquar Bardhyl Londo sapo ndali. Një kaba përmetare po vajton për të! “, shkruan një nga miqtë e tij.

Londo ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Disa nga veprat e tij janë; Krisma dhe trëndafila (1975), Hapa në rrugë (1981), Emrin e ka dashuri (1984), Si ta qetësoj detin – poezi (1988), Ditë njerëzore, Shën Shiu – 2010, Jeta që na dhanë – 2013.