Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndahet nga jeta parpritur mësuesja e gjimnazit, kolegët mesazh ngushëllimi

Mirela Luli, mësuese në një nga gjimnazet e Kurbinit është ndarë parakohe nga jeta, mëngjesin e kësaj të mërkure. Lajmin e bëjnë me dije kolegët e saj, në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Mësuese Mirela vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të Kurbinit, ndërsa do të mbetet në kujtesën e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e arsimtare e denjë.

“Ndahet nga jeta parakohe mësuese Mirela Luli.Vitet e fundit të jetës dha kontributin e saj në gjimnazin” At Shtjefen Kurti” në Gorre të ZVA Kurbin.

Mësuese Mirela do të mbetet në kujtesen e mësuesve, prindërve dhe brezave të tërë nxënësish, si një qytetare e denjë dhe mjaft e respektuar.

DRAP Lezhë, u shpreh ngushellime të sinqerta familjes së Mirelës! U prehsh në paqe kolege! Të qoftë i lehtë dheu”, thuhet në njoftomin e kolegëve për Mirela Lulin.