Ndërron jetë papritur sportisti shqiptar

Sporti në Kosovë ditën e sotme është në zi.

Ish-hendbollisti i njohur kosovar, Valbon Shala ka ndërruar jetë në moshë të re. Lajmin për vdekjen e 40 vjeçarit e ka bërë të ditur ish-klubi i tij, Besa Famgas e cila shkruan:

E nderuara familje e Valbon Shalës ! Lajmi për vdekjen e Valbonit na ka pikëlluar të gjjthëve, jemi të shokuar … Ju shprehim ngushëllimet tona të thella dhe më të sinqerta! Gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë , Valboni ishte shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit! Në këto momente të dhimbjes së madhe jemi pranë jush që ta perballoni më lehtë dhimbjen për më të dashurin tuaj!

Shala kishte fituar shumë trofe me ekipin pejan para se të shpërngulej me familjen e tij në Gjermani.