Ndryshojnë perseri targat e makinave në Shqipëri, nuk i ka as Europa kaq të sigurta, ja sa do kushtojnë ato

Shqiperia ndron targat perseri.Ky do te jete lloji me i ri i targave.

Doli njoftimi më i fundit i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, sipas të cilës targat e reja janë të standardeve të Bashkimit Evropian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të pa-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.Dhe shqiperia do te jete njesoj si targat europiane.

Ja cfare shkruan Blendi Gonxhja:”Targat e reja shqiptare, furnizimi i ri (sasia deri për 31.12.2022), janë më të sigurtat në rajon dhe superojnë standardet edhe të shumë vendeve të BE, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE sëbashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik eDPSHTRR, në implementim! Targat e reja janë të pafallsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):

– Të standardit europian me alumin AW1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin.

– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik. (Ishte vetëm me një pullë universale)

– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse. (Çdo mjet që paiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme. Sistemi informatik eDPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit.

Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndrron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit) Ky opcion respekton privacine dhe garanton çdo verifikim në terren.

– 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme!

– Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi.

– Syprina fosforeshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (Virtual Security Thread)

– Ngjyrimi me nxehtësi i karaktereve të kuposura të targës ka elemente sigurie, simbolet AL, reflektuese.

– Karaktere me elemente sigurie unike nga kuposja në prokat, etj.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit eDPSHTRR mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit!

Targa e modelit të ri aplikohet për çdo regjistrim të ri mjeti ose kur ka ndrrim targash ekzistuese nga dëmtime apo humbja!