‘Ne duam te shtojme kombin’, Ariana zbuloi se sa femije deshiron qe te kene me Ermalin

Ariana dhe Ermal Fejzullahu tashme njohen ne showbiz si prinder te 4 femijeve te bukur.

Ata kane 3 vajza dhe 1 djale. Njera nga vajzat erdhi ne jete vetem para disa muajsh dhe i kane vene emrin Ana si shkurtim i emrit Ariana.

Cifti Fejzullahu duken shume te lidhur pas femijeve dhe madje kane shprehur deshiren se duan te zgjerojne edhe me tej familjen e e tyre.

Kete e ka deklaruar vete Ariana kur ishte e ftuar ne nje emision televiziv se bashku me vjehrrin e saj Sabri Fejzullahu.

Ariana tregoi se deshira e saj dhe e Ermalit ka qene gjithmone familja e madhe me 6 femije.

“Edhe unë edhe Ermali kemi qejf të kemi një familje të madhe dhe kismet… ne kemi vendosur që të bëjmë gjashtë fëmijë. Pse mos të shtojmë kombin dhe të bëjmë fëmijë të bukur”, u shpreh ajo.