Në rrjetin e mashtrimve hyn dhe vëllai i Mozzik, Getinjo

0
19

Të tjerë anëtarë të familjes së Loredanës dhe Mozzik janë përfshirë në historinë e mashtrimeve dhe zhvatjes së parave të shtetases Petra Z., në Zvicër. Viktima e rrjetit të gjerë të mashtrimeve, Petra Z., jo vetëm që transferoi para në llogarinë e reperes por sipas burimeve për portalin “20 min.ch”, ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes. Vëllai i saj Berat që u paraqit si “Antonio Cas”, i mori 200,000 franga, para kesh zviceranes dhe nuk mbaron me kaq. Tani edhe vëllai i Mozzik na del i përfshirë në këtë aferë të turpshme:



“Vëllai i bashkëshortit të Loredanës, pra Getinjo, i cili është gjithashtu është një artist i suksesshëm kosovar dhe arriti në krye të listave shqiptare në vitin 2016, ka marrë 12.000 franga nga Petra Z., më 13.12.2017”, shkruan “20 min.ch”.

Kjo është vërtetuar me dokumentet e pagesave që media në fjalë zotëron. Petra Z., ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për të marrë paratë e saj mbrapsht. Madje edhe një kushërirë e Loredanës kishte përdorur të dhënat e kartës së kreditit të bashkëshortit të Petra Z., për të blerë produkte kozmetike online në vlerën e 60 dollarëve. Vëllai tjetër i Loredanës, Fatoni ka marrë githashtu para nga Petra. Z., në vlerën e 6900 frangave. Mbrëmjen që Loredana u arrestua Fatoni telefonoi shtetasen zvicerane për t’i thënë se është faji i saj që një nënë e ndanë nga një fëmijë i porsalindur. I pyetur për këtë telefonatë, Fatoni është shprehur se nuk e njeh Petra Z., dhe ka mohuar gjithçka.