Hollywood humbet një çift, Irina dhe Bradly i japin fund lidhjes së tyre

Hollivudi humbet edhe një çift tjetër. Së fundmi aludohet se Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë ndarë. Burime pranë tyre kanë zbuluar për “Ace Showbiz” se ata nuk janë më bashkë dhe kjo vërtetohet edhe nga fakti se modelja ruse u shfaq e vetme në Met Gala. Mendohet se problemet e dyshes nisën që pas xhirimeve të filmit “A Star is Born” ku Cooper dhe Lady Gaga krijuan një shoqëri të ngushtë dhe thuhej se ai e kishte tradhëtuar modelen me aktoren. Megjithëse Lady Gaga ka hedhur poshtë këto thashetheme të kota, ndarja e tyre ende nuk ka një tjetër shpjegim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *