Nëse jemi me fat, koronavirusi bie për 10 ditë e para/ Mjeku i njohur: Ja si ta dalloni nga gripi normal

Arjan Harxhi mjeku i Infektivit në QSUT thote se nga masat e marra do te kete nje ulje te madhe te epidemise per 10 ditet qe do te vijne.

Ne QSUT jane 12 raste 2 janë në gjendje më serioze për këtë arsye ndiqen te njësia e kujdesit itensiv ndersa 10 te tjeret jane me mire.

Ne nuk duhet të humbim optimizmin.Duhet te jemi te kujdeshem dhe te kujdesemi per veten tone dhe familjet tona.

Ndersa mosha e te prekurve eshte mbi 20 deri në 70-vjeç.Por gjendja e tyre eshte drejt normalizimit

Por ja se si dallohet gripi nga infektimi i virusit.
Nuk është kollaj vetën nga shenjat klinike që të diferencohet jo vetëm për njerëzit e thjeshtë por edhe për profesionistët.

Një shenjë e rëndësishme që tregon se jemi te infektuar me koronavirus është vështirësia në frymëmarrje, atëherë mund të jetë shenjë e rëndësishme që mund të flasë për një komplikacion. Për ata që janë në grupin riskut edhe një virozë mund të jetë problematike prandaj duhet të kërkojnë kujdes dhe ndihmë mjekësore.

Kur mund të flasim për një rënie të të infektuarve?Unë e kuptoj dhe kjo pyetje del gjithmonë. Është shumë e vështirë të japësh përgjigje. Ajo që mund të thuhet me siguri është që cfarë po shohim tani ka ndodhur 2-3 javë më parë, ne do të shohim ulje të shifrave duke filluar nga java tjetër, 10-ditëshi. Nëse ulim shifrat pas 10-12 ditësh ia kemi arritur qëllimit. Epidemia mund të vijojë por impati për të parandaluar atë pikë të madhe, që do të mbingarkonte sistemin dhe impaktin negativ në sistem, kjo përmes këtyre masave ekstreme të kufizimit dhe distancimit.

Por per sherimin e nje pacienti do te duhet nga 2 deri ne 3 jave duke filluar nga 10 ditet e para dhe ky eshte qellimi.Dhe shpresojme se do behet me mire.