Sot, presidenti Ilir Meta, në një konferencë me mediat, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të mos e quaj më si ‘burri i Monikës’.
Sipas Metës, nëse do ta quante më si të tillë, atëherë edhe ai do ta thërrasë si ‘gruaja e Bilalit’.
Por kush është Bilali për të cilin flet Ilir Meta?
Bëhet fjalë për Bilal Shehun, personin që financoi fotografinë e tij me ish Presidentin Obama. Shehu në 2012-ën, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte i regjistruar si gruaja e Bilalit në një event ku merrte pjesë Presidenti Obama, në mënyrë që të fotografohej me të dhe ta shiste foton si një takim me Obamën në Shqipëri. Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.