Nesër do të jetë dita më e ftohtë, kujdes gjatë natës, ja kur do kthehen ditët me diell

Ditën e sotme dëbora kishte mbuluar një pjesë të madhe të territorit shqiptar dhe reshjet u panë më së shumti edhe në malin e Dajtit, prane kryeqytetit.

Por edhe sa do të vazhdojë kjo situatë?
Sipas sinoptikanëve, moti parashikohet te jete me temperatura të cilatdo vazhdojnë të ulen porjavën tjetër do të kemi përmirësime.

Gjithsesi problematike mbetet era e fortë në det dhe temperaturat e ulëta ne gjithe territorin.

Gjatë natës, temperaturat në vendin tonë do të kapin vlera nen zero dhe kjo situatë me do të vijojë edhe përgjatë dy ditëve në të gjithë Shqipërinë, duke krijuar vende-vende ngrica në pjesën më të madhe të akseve rrugore.

“Edhe ditën e sotme do të ketë reshje dëbore. Dita e nesërme parashikohet të jetë më e ftohta ku temperaturat do të shkojnë në -10 gradë ne disa zona. Situata do të vijoje të jete e tillë ndersa javën tjetër pritet që të kemi përmirësim të situatës dhe ngritje te temperaturave”, shprehen sinoptikanët.