Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nga marrëdhënia me Gregun tek pikturat e Ramës në shtëpi, rrëfimi i rrallë dhe i bukur e ish bashkeshortes se Edi Ramës (Video)

Ajo ka qene dhe mbetet nga femrat me te bukura shqiptare.Nje aktore fisnike dhe nga ikonat e ikonografise shqiptare.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm.

Ja cfare thote ajo: “Kam qenë në punë intensive. Kam qenë e angahzuar me teatrin, me kinemanë, televizionin. Kam pasur jetë aktive. Kujtime të bukura nga puna por dhe nga njerëzit. Kur u largova në Greqi, atje nuk isha në këtë mundësi komunikimi dhe u ç’mësova. Tashmë e kam si një emocion dhe them; oh zot më mbakan mend”, tha ajo.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Feri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kinematografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Feri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit të shtatë.

Pasi u martua me Edi Ramen jeta e saj ndryshoi dhe kjo martese nuk zgjati shume.Me pas ajo u more me djalin dhe e braktise dhe kinematografine.

Ja cfare thote ajo:“Isha e detyruar sepse kështu na erdhën kushtet. Prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmoni që ta mbanin. E provova e çova diku në çerdhe. Se përballonte. Vitet ikën, u çmësova me punën. Ai ritmi i punës mu zbeh dhe kështu që u largova. Nuk më vjen keq, por nuk e ndjej mungesën e asaj kohe. Më ka marrë koha tjetër”, theksoi mes të tjerash ajo.

Per me shume ndiqni videon.