Ngjarja në Fier, ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi habit me pergjigjen qe thote

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi ngjarjen e Mateos së vogël, ngjarje që ka trishtuar të gjithë vendin.

Edhe pse drejton një institucion që u krijua me futjen e Muzhaqit në kabinetin qeveritar në mënyrë që fëmijët të kishin një vëmendje më të madhe, ministrja tha se në fakt ajo nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi këto ngjarje.

Gazetarët këmbëngulën dhe kërkuan vetëm dy minuta kohë prej saj, por Muzhaqi u largua me një buzëqeshje që mbante të stampuar në fytyrë teksa thoshte se ishte shumë vonë e duhej të largohej.

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi ngjarjen

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim