Tani jep mendime në ‘Big Brother’, por nuk do e besoni dot se me cilin gazetar është martuar Balina

Balina Bodinaku është opinionistja aktuale e ‘Big Brother VIP’, i cili po korr shumë sukses.

Ajo njihet në profesion si gazetare, si edhe si prezantuese, por Balina është gjithashtu gruaja e gazetarit dhe analistit të njohur, Andi Bushatit, të cilin pothuajse çdo ditë e shohim të ftuar në ndonjë emision me temë politike.

Balina Bodinaku foli për herë të parë për këtë marrëdhënie në IN Tv, e ftuar në emisonin “Tek Unë”. Ajo tregoi se ata janë njohur edhe më parë në rrethet mediatike, por ajo çfarë i bashkoi ishte një shaka nga ana e Andi Bushatit.

Nuk ishte një shoqëri që u afrua me kalimin e viteve. Pastaj erdhi një rastësi që ende na çudit kur e kujtojmë, kur zbuluam se mund të rrinim bashkë, dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë dot më.”-i rrëfeu ajo.

Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.

Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke g jak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…

Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kish thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.

Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë.

Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.

“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:

“Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.”

Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.

Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh:

“Po ti more, ke gj ak apo s’ke gj ak?”.

Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.