Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Një dorë miell, pak reçel dhe shihni ç’ëmbëlsira shtëpie do të bëni

Përbërësit:

  • 250 gr miell 00
  • 150 gr gjalpë i ftohtë
  • 50 gr sheqer
  • 1-2 të verdha vezësh

Për mbushjen:

  • reçel kajsie
  • sheqer pluhur

Përgatitja:

  • Si fillim, përgatisni brumin: Në një enë hidhni miellin dhe gjalpin e ftohtë të prerë në copa. Zëreni brumin me duar dhe pastaj shtoni sheqerin dhe të verdhën e vezës. Vazhdoni të punoni brumin me duar derisa të përzihen gjithë përbërësit, më pas kalojeni brumin në një plan pune dhe krijoni një top.
  • Mbështilleni me qese ushqimesh dhe lëreni në frigorifer për gati një orë. Pastaj hapeni në formë pete në një sipërfaqe me miell dhe priteni brumin me format ku dhe do t’i piqni. Me një formë më të vogël prisni disa rrathë të tjerë brumi për t’ua vendosur sipër. Lyeni format metalike me yndyrë dhe në to rregulloni disqet e brumit duke puthitur mirë anët dhe bazën.
  •  Në qendër të secilës hidhni një lugë e gjysmë reçel dhe mbylleni me një nga rrathët më të vegjël të prerë nga peta e brumit. Shtypini mirë anët. Vendosini format në një tepsi dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë për gati 30 minuta. Sapo të piqen, lërini të vaken dhe më pas me majën e një thike ndihmojini për të dalë nga format. Spërkateni sipërfaqen e tyre me sheqer pluhur para se t’i servirni.