Receta e paçes dibrane

0
37

Përbërësit



  • 3 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 3 gota lëng mishi
  • 1 vezë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2-3 lugë gjelle uthull
  • Kripë, piper

Përgatitja

  • Fillimisht kaurdisim miellin e misrit me gjalpë duke e trazuar me lugë druri. E lemë miellin të kaurdiset mirë derisa të marrë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit.
  • Nëse nuk kemi lëng mishi mund të bëjmë një buljon me koncentrat. Vazhdojmë trazimin derisa lëngu të fillojë të lidhet.
  • Në një blender vendosim 1 kokërr vezë, 2-3 thelpinj hudhër dhe 2-3 lugë uthull. Kështu realizojmë një salcë të cilën e shtojmë tek gatimi.
  • E lemë paçen dibrane në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të nxehtë.