Një drekë per 20 minuta/ Ja si të gatuani byreçka me proshutë dhe djathë

0
147

Ku ka më mirë se të gatuash me duart e tua për njerëzit e dashur, e kush tjetër mund ta bashkoj familjen se sa një darkë e shijshme, ne ju sjellim recetgën më të mirë të simitave.

Përbërësit:

¾ filxhan gjalpë të shkrirë

1 ½ lugë mustardë

1½ lugë çaji salcë soje

1 ½ lugë fara lulekuqe ose susam

1 lugë qepë të tharë të grirë

24 mini simite sanduiçësh

500 gr proshutë me feta holla

500 gr djathë me feta i prerë hollë

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 175 gradë C. Lyeni me yndyrë një tavë pjekjeje.

Në një tas, përzieni së bashku gjalpin, mustardën , salcën e sojes, farat e lulekuqes(ose susamin) dhe qepën e tharë.

Ndani simitet në gjysmë dhe vendosni pjesët e poshtme në enën e përgatitur për pjekje. Shtroni rreth gjysmën e proshutës mbi simite. Sipër proshutës vendosni djathin dhe sipër i hedhim në një shtresë fetat e mbetura të proshutës.

Vendosni pjesën e sipërme të simiteve mbi sanduiçe. Masën e mustardës e hedhim në mënyrë të barabartë mbi simite.

Piqeni në furrën e parangrohur derisa bukët të kenë marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe djathi të jetë shkrirë, rreth 20 minuta.