Një zonjushë e vërtetë: Khloe është rritur dhe është bërë një kopje e Zaiminës

Prej më shumë se një viti, këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka hequr dorë nga muzika dhe i është dedikuar familjes së saj. Siç dihet ajo është nënë e një vajze që quhet Khloe me të cilën në postime të ndryshme ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të veçantë.

Khloe tashmë është rritur dhe ka filluar të kuptojë qartë se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo. Së fundmi, Zaimina ka publikuar një video ku shihet vogëlushja teksa po luan me takat e nënës së saj.

Khloe shfaqet ndërkohë që po vesh takat e Zaiminës, një moment ky që ka shkrirë së qeshuri këngëtaren. “S’mund ta besoj! Ajo është një zonjushë tani!”, ka shkruar Zaimina krahas videos së ëmbël të Khloe-s.