Njihuni me “Lagjen e hajdutëve të politikës Shqiptare”, ja blloku i 122 vilave të bardha, i blerë me miliarda “të zeza”

Ne Tirane vetem 4km larg qendres jetojne sheiket Shqiptare. Ata kane ndertuar nje bllok banimi me super vila luksoze.

Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2 secila, deri në mbi 600 m2, të cilat jane blere me miliarda të zeza nga deputetë, ministra, ambasadorë, moderatorë televizivë, opinionistë, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, trafikantë etj.

Ne Shqiperi tashme mund te ndodh cdo gje, na duket sikur eshte njesoj si Kolumbia apo Meksika.

Ndoshta kjo eshte nje nga arsyet se pse populli Shqiptar kerkon te largohet nga ky vend dhe te gjithe kerkojne nje jete te re ne Europe e sa me larg memedheut.