Noçja e Big Brother në pritje të ëmbël

0
51

Emri i saj i vërtetë është Najada Konomi, por të gjithë e kujtojnë si Noçja, banorja e famshme e “Big Brother Albania 1”.



Najada është shkëputur prej kohësh nga ekrani dhe mesa duket paska pasur një arsye të fortë.

News31.al përmes një fotoje zbuloi barkun e rrumbullakur të Najadës çka tregon se ajo është në pritje për t’u bërë mama për herë të parë. Në foto ajo duket teksa ecën dorë për dore me partnerin e saj dhe me një buzëqeshje për t’u pasur zili.

Tanimë harrojeni Noçen me flokët e shkurtra. Najada Konomi prej kohësh jeton në Itali, është në një lidhje dashurie me partnerin e saj Fationin dhe shumë shpejt do të na sjellë në jetë një bebush.