Noizy suprizon Arbana Osmanin për ditëlindje

Surprizat e ditëlindjes për Arbanën nuk paskan fund, edhe Noizy paska menduar diçka të veçantë për të.

Ditën e djeshme, moderatorja Arbana Osmani festoi ditëlindjen e saj të 36-të. E rrethuar me dashuri, miq dhe të afërm, Arbana mori dhurata shumë speciale.

Por, edhe Noizy paska menduar diçka të veçantë për të. Ai kishte paketuar të gjithë koleksionin e veshjeve sportive të “Illyrian Bloodline”. Nuk vonoi shumë dhe Arbana e postoi këtë surprizë në Instagram për ta ndarë me të gjithë ndjekësit e saj dhuratën speciale të Noizy-t.

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”,-shkruan moderatorja pranë fotos që ka postuar në Instagram. Sigurisht, edhe Arbana ashtu si gjithë të tjerët qenka e ‘dashuruar’ me këtë linjë veshjesh të krijuar të këngëtarit. E lumtur, Arbana i postoi në Instagram veshjet e ne po presim të shikojmë si duken tek ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *