Olti Curri e ironizoi, prezantuesja e njohur i kundërpërgjigjet sërish

Moderatorja Fjoralba Ponari nuk ngurroi t’i komentonte opinionistit Olti Curri në videon e postuar në “Instagram”, ku e ironizonte për diçka të thënë në emisionin “E Diell”. E megjithatë, Fjoralba duket se ka dashur të jetë e qartë edhe për ndjekësit në llogarinë e saj personale.

Në një postim në “Insta Story”, moderatorja këmbëngul se videoja që ka hedhur Olti në rrjet social është prerë qëllimisht dhe është shkëputur nga konteksti, me idenë për të krijuar efekt parodik. Më tej, Fjoralba është shprehur në mënyrë të nënkuptuar se ironia e opinionistit mund të cilësohet fare mirë si bullizëm.

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet pak. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja do humbiste efektin parodik, kshuqë e gjymtojnë. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzinë e palumtur e bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojnë lart e poshtë antibullizmin pastaj”– ka shkruar Fjoralba Ponari, duke lënë kështu të kuptohet se është tejet e indinjuar.
Salva
Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *