Nuk gjen qetesi toka. Nga termeti 7.6 balle serisht termet 6.8 balle diten e sotme.Njerezit dalin me vrap ne rruge

Tërmeti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, vetëm tri ditë pas tërmetit të fuqishëm prej 7.6 ballësh që goditi pjesën qendrore dhe perëndimore të Meksikes
Mexico City

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës së Rihterit ka goditur kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u regjistrua herët mëngjesin e sotëm, vetëm tri ditë pasi një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Meksikën perëndimore dhe qendrore. Dy persona humbën jetën nga tërmeti i mëparshëm.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit, si ai i së hënës, ishte në Michoacan.

Tërmeti është ndjerë në të gjithë vendin. Nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme materiale. Qytetarët dolën në rrugë të frikësuar.