Nxënësi autik ngel në klasë tek të gjitha lëndët, por mësuesja çudit gjithë botën me fjalët që i shkruan

Nena e nje djali 11 vjecar autik ka lexuar nje leter shume prekese qe mesuesja i ka derguar per djalin e saj. Mesuesja pasi kishte kuptuar se nxenesi Ben Twist nuk e kishte kaluar provimin, ajo i kishte shkruar kete leter nenes se tij:

“ I dashur Ben,
Une po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd mbi përfundimin e nivelit të provimeve SAT. Mesuesit tane Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty gjatë këtij viti dhe ti ke bërë një përparim shume befasues.

Ju kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju sqaruar rezultatet e provimeve te tua.
Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dëshiroj që ti të kuptosh është se këto provime mund të masin vetëm pak nga aftësitë e tua, megjithese janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë. Por ti Ben Twist ke kaq shumë talente sa që ne nga shkolla Lansbury Bridge i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente të tuat përfshijnë:
Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër, Pavarësinë tënde që rritet vazhdimisht, Mirësjelljen tënde me te gjithe, Aftësinë për të shprehur opinionin tend.
Aftësitë e tua në sporte, Aftësinë tënde për të bërë miq te rinj, Aftësinë tënde për tdiskutuar dhe vlerësuar progresin tend, Talentet e tua në vizatimi dhe krijim, Aftësitë e tua në muzikë dhe ne arte.

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë ato gjëra që na sherbejnë për tu siguruar se ti je gjithmonë duke u bërë më i mirë dhe vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.
Bravo Ben, te lumte ne jemi shumë krenarë për ty.

Urimet më të mira.