Pa Ijen në televizor, reagimi i Ajkës së Besit nuk duhet humbur

Siç dihet në verën që lamë pas, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë, Ajka.

Çifti është treguar shumë i rezervuar dhe rrallëherë kanë publikuar foto me vogëlushen dhe në disa prej tyre ja kanë mbuluar përherë fytyrën.

Ditën e djeshme, Xhensila së bashku me vajzën kanë qenë duke ndjekur motrën e Besit e cila ishte e ftuar në një emision dhe në ekran ka dal gjyshja e Besit, Ija, e cila ka dhënë një mesazh për mbesën e saj.

Këtë moment Xhensila ka qenë duke e xhiruar dhe në videon e saj dëgjohet edhe Ajka e cila sa del Ija në ekran dëgjohet duke qeshur dhe duke gëzuar.