Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pak qetësim për të gjithë ne; Pipero flet për numrin e madh të infeksioneve dhe frikën për transportin publik

Ka disa dite qe numri i te ifektuarve po rritet dhe te gjithe jane te shqetesuar per kete gjendje.

Te gjithe jane shqetesuar dhe duhet te ndjekin keshillat.

Por ja se si eshte shprehu Pëllumb Pipero per kete situate:

“Ishte e pritshme që mbas lirimit gradual të masave kufizuese do të kishte një shtim të rasteve relative pozitive, të cilat nuk janë shqetësim, por rastet e shtruara në spital janë problem. Është një fenomen që nuk ka ndodhur vetëm tek ne, ka ndodhur edhe në rajon, si Maqedonia, dhe po analizohen e do të analizohen. Arsyeja kryesore për shtimin e rasteve është një lloj shkujdesjeje midis bluzave të bardha edhe mes qytetarëve në raport me mënyrën sesi e kemi kuptuar ne heqjen e masave, pasi heqja e masave nuk do të thotë se virusi ka ikur. Ndaj dhe kemi rekomanduar se duhet medoemos të vijojë kujdesi, të kemi në kujdes distancën fizike, vendosjen e maskës në mjedise publike dhe higjienën e duarve”.

Ndërsa përsa I përket trqansportit public që pritet të hapet në datën 15 Qershor ai është shprehur:

“Transporti publik është i domosdoshëm. Një grup specialistësh po punon për të, duhet të hapet por me kusht që të respektohen protokollet. Nëse masat shtrënguese që u morën në kohën e duhur dhe ishin shtrënguese por jo ekstreme, u liruan, pritshmëria është të kemi shtim të rasteve sepse shtohet mundësia e ekspozimit”.

“Askush nuk mund ta parashikojë saktë, mendimet janë të dyzuara, nuk do të kemi një rikthim të valës së këtij virusi në kuptimin klasik, e shumta një bashkëjetesë ose vijimësi me këtë virus për një kohë të gjatë, por virusi vjen duke u dobësuar. Duke qenë se ende nuk kemi një vaksinë ose mjekim adekuat do të prevalojnë masat parandaluese. Në opinionin tim nuk do të kemi një valë të dytë klasike. Indikatori kryesor është se nuk ka ndryshime gjenetike të virusit, dhe nëse nuk do të kemi ndryshime të tilla, nuk do të kemi valë të dytë”.

Ndaj duhet te keni sa me shume kujdes.