Pas 8 muajsh i humbur gruaja gjen trupin e burrit te pa jete

SHBA-Një burrë nga Illinois i raportuar i zhdukur prillin e kaluar u gjet i vdekur tetë muaj më vonë në një dollap të fshehtë në shtëpinë e tij.

Gazeta raportoi se Richard u zhduk më 27 prill të vitit të kaluar pasi kishte telefonuar gruan e tij, Jennifer Maedge, për t’i thënë asaj se po largohej nga puna herët. Por Jennifer nuk mundi ta gjente apo ta kontaktonte pasi u kthye në shtëpinë e tyre në Troy, ku makina e tij ishte parkuar jashtë.

Gjatë kontrollit fillestar të shtëpisë, policia nuk arriti të gjente të zhdukurin. Më vonë, një kontroll i dytë u krye në shtëpi pasi Jennifer u ankua për një erë.

Ndërsa Jennifer përgatitej për pushimet ajo shkoi të kërkonte pas një dollapi rrobash nën një shkallë në shtëpi dhe aty ajo gjeti trupin e burrit të saj, tetë muaj pasi ai u pa për herë të fundit.

Rogers i tha mediave se trupi ishte në gjendje të mumifikuar, duke shpjeguar se mund të mos kishte një erë të fortë – kjo mund të jetë arsyeja pse u desh kaq shumë kohë për ta gjetur atë.