Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas afganeve, Shqiperia do te behet vend pritje edhe per refugjatet te tjere, ja cfare u zbulua se fundmi

The Sun në një artikull të publikuar shkruan se Shqipëria do të marrë emigrantët ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe.

The Sun shkruan se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.

Media e huaj shkruan se bisedat për këtë çështje po bëhen mes ministres së brendshme britanike, Priti Patel dhe qeverisë shqiptare, teksa thuhet se janë shumë pranë kësaj marrëveshje.

“Zyrtarët në Londër dhe kryeqytetin shqiptar Tiranë thuhej se janë afër arritjes së një marrëveshjeje” thuhet në artikulllin e “The Sun”.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm.

Ministrat gjithashtu duan të shkatërrojnë bandat e kontrabandës së njerëzve që kërkojnë mijëra paund për kalimet. Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka gjithashtu kanë zhvilluar bisedime për ndarjen e një qendre përpunimi në Ruandë në Afrikë.