Mengjes per fundjave. Omeletë me patate dhe djathë

Omeletë me patate, qepë të njoma dhe djathë

Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 gr patate të ziera në ujë me kripë dhe të prera në feta të holla
4 vezë të rrahura
4 qepë të njoma të prera në feta të holla
1 tufë e vogël kopër e grirë
30 gr guda ose cheddar i grirë
kripë
piper i bluar në moment

Përgatitja:
Skuqim patatet në vaj, në zjarr të mesëm deri sa të fillojnë të bëhen krokante, për rreth 8 minuta. Rrahim vezët në një tas bashkë me qepët, koperin, kripë dhe piper. Shtojmë vezët në tigan dhe i përziejmë me patatet. Ulim zjarrin në minimum dhe i spërkasim me djathë. Pas rreth 8 minutave e fusim tiganin në furrë, në 220 gradë për rreth 2-3 minuta.