Pas ndarjes, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kapen bashkë (FOTO)

Një javë pas lajmit që pushtoi median rozë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë parë bashkë. Këngëtari konfirmoi në rrjetet sociale se i kishin dhënë fund lidhjes 13 vjeçare. Pas këtyre lajmeve Nora u pa me vajzën e saj Renee me pushime. Nuk vonoi shumë dhe imazhe nga pushimet me vajzën ka postuar dhe Roberti. Këto pamje i kanë bërë të tërë të dyshojnë se ata po kalojnë kohë bashkë.