Perime me beshamel në furrë

0
26

Përbërësit



2 karotë
100 gr lulelakër
100 gr brokoli
100 gr pançetë
1 gotë ujë
kripë
piper
25 gr gjalpë
100 gr miell
1/2 l qumësht

Përgatitja
1
Si fillim prisni imët karotat, brokolin, lulelakrën dhe pançetën. Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosni brenda saj perimet së bashku me pancetën. Trazojini mirë.
2
Shtoni një gotë ujë të ngrohtë sipër dhe i rregulloni me kripë e piper. E lini për pak minuta mënjanë.
3
Shtoni një gotë ujë të ngrohtë sipër dhe i rregulloni me kripë e piper. E lini për pak minuta mënjanë.
4
Trazojeni vazhdimisht dhe e rregulloni me kripë e piper. Pas 5 minutash ia shtoni beshamelin tavës me perime.
5
Futeni në furrë për tu pjekur përreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Në fund e servirni dhe shijojeni!