Petulla patatesh

0
85

Përbërësit

3 gota patate (të prera në kube)
1/4 filxhan qepë
2 vezë
6 biskota (të kripura)
1 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper i zi
1/2 filxhan vaj

Përgatitja
Lajini patatet mirë dhe më pas grijini ato në rende të holla.Shtojini në një enë dhe më pas hidhni në të edhe qepët e prera hollë, vezët, biskotat e kripura të bluara.Hidhni gjithashtu kripën, piperin e zi, dhe përziejini mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen plotësisht.Ndërkohë, shtoni vajin në një tigan dhe vendoseni në zjarr në temperaturë të lartë.Merrni nga masa e përgatitur me patate dhe formoni me to petullat.Renditini petullat e patateve në tigan dhe skuqini për rreth 3 deri në 5 minuta nga të dyja anët.Vendosni një pecetë në pjatën e servirjes dhe renditini në të në mënyrë që të thithë vajin e tepërt.
Pas kësaj, janë gati për t’u servirur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here