Përbërësit
350 gr pulë
35 gr arra
3 thelpinj hudhër
bukë (e grirë)
vaj ulliri
kripë
piper
1 degëz rozmarinë
Përgatitja
1
Si fillim duhet të përcëlloni pulën dhe më pas pastrojeni atë nga mbetjet që mund të ketë.
2
Në një enë përzieni arrat, thërrmijat e bukës, kripën, piperin dhe vajin e ullirit dhe me këtë përbërje, mbushni pulën. Mund t’i fusni dhe një degëz rozmarinë për t’i dhënë një aromë të veçantë gatimit.
3
Më pas marinoni së jashtmi pulën me kripë, piper dhe vaj ulliri.
4
Mbështilleni pulën me letër alumini, vendoseni në një tavë dhe futeni në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
5
Në 10 minutat e fundit, hiqeni letrën e aluminit, në mënyrë që pula të marrë ngjyrë në sipërfaqe.
6
Nxirreni pulën nga furra dhe shërbejeni atë të ngrohtë.