Qeveria merr vendimin: Rritje pagash për pedagoget, ja sa do te rriten

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar për rritjen e pagave të pedagogëve.

Ministrja bëri me dije se pagat e pedagogëve rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga universitetet.

“Sot në Këshillin e Ministrave morëm vendim të rëndësishëm që lidhet me pagat e pedagogëve. Është vendim që po punojmë prej disa kohësh. Pagat e pedagogëve e të rriten deri në 15%, ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit, dhe 8 % nga vetë universiteti me bordet e administrimit. Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve”-tha Kushi.