Qytetari shkon në Vlorë për festën e pavarsisë te pi një kafe. Vë duart në kokë nga cmimi i kafes

Duket se festa e shpalljes së pavarësisë është kthyer edhe në një biznes të mirë për disa pronarë lokalesh.

Njëri prej tyre duket se e ka zhvilluar më shumë fantazinë duke u kërkuar klientëve që përveç pijeve apo të ngrohtave që do porosisnin në lokalin e tij, të paguanin ekstra edhe 5 mijë lekë të vjetra.

Kjo tarifë etiketohej si “rezervim” tavoline.

Një qytetare ka ngelur pa mend kur pasi u ul në lokal, i kërkuar të paguante fillimisht 5 mijë lekë të vjetra meqë “zuri” tavolinën dhe më pas mund të jepte porosinë.

Në vijim mesazhi i ardhur në redaksinë e Joq Albania:

Pershendetje Joq, ditën e festes se flamurit ne Vlore tavolinat janë me rezervim ne lokal. U pagua ne fillim tarifa per tavolinaen pastaj porositem ato qe do konsumonim. Flm.