Asnjë nuk e ka ditur këtë ide gjeniale më parë! Tani nuk do ta hidhni më kurrë ujin e makaronave

0
123

Uji që del nga zierja e makaronave është shumë i pasur me amidon dhe kripëra të tjera minerale, prandaj ka shumë funksione.

Nëse deri tani e keni derdhur ujin e makaronave mos e bëni më, sepse ai është një kurë shumë e mirë për bukurinë.

Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit. Pas zierjes së makaronave, ujin e tyre mund ta përdorësh në disa mënyra.

Përdoreni për flokë të dëmtuar: Masazhoni kokën me lëngun e makaronave për të përmirësuar flokët e thatë dhe të dëmtuar.

Më pas lajini flokët si zakonisht me shampo.

Zbutës për duart: edhe në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart.

Duke shtuar edhe pak kripë, mbaji duart në ujë për disa minuta.

Pa i shpëlarë, mbaji disa minuta derisa të thahen.

Më pas shpëlaji më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim.

Maskë për fytyrën: në një filxhan kafe uji makaronash mund të shtosh pak tërshërë për të përftuar një maskë në formë scrub-i.

Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të rrjedhshëm. Lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

“Riciklim”:
Një tjetër përdorim i zgjuar i ujit të makaronave, është edhe përdorimi i tij për të zier zarzavatet.

Duke qenë se është i pasur edhe me kripë, në këtë rast nuk është nevoja që të shtohet një sasi tjetër kripe në zierjen e tyre.