Rama cudit te gjithe me deklaraten qe ben: Shqipëria vend më i sigurtë se asnjëherë më parë, e tregojne faktet

Një tjetër pyetje nga komentuesit iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë bisedimit online. Komentuesi pyeti kryeministrin nëse “do të ketë qetësi publike çdo 24 orë, pa humbje jetësh në çdo metër katror”. Rama tha se pavarësisht ngjarjeve të ndodhura gjatë Gushtit, shifrat tregojnë përgjysmim të vrasjeve dhe Shqipëria është një vend më i sigurt se kurrë më parë.

Edi Rama: Ne nuk kemi humbje jetësh çdoo 24 orë, ne kemi pasur problemet tona me rendin në aspektin e disa vrasjeve vërtet të sakëlldisshme sidomos gjatë muajit Gusht, por faktet janë fakte kur në Shqipëri vriteshin rregullisht mbi 100 persona në vit, dhe kjo kohë nuk ka qenë përpara 100 vjetësh por ka qenë përpara se ne të merrnim drejtimin e vendit. Në vitin 2012 janë vrarë 112 persona, ndërkohë që ne e kemi ulur në përgjysmim mesatarisht numrin e vrasjeve në Shqipëri dhe ky është fakt dhe sot me gjithë ato që kanë ndodhur gjatë Gushtit ne përsëri jemi në vitin me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit. Ky është fakt.

Me këtë nuk dua të them që nuk duhet të bëjmë akoma më shumë, me këtë nuk dua të them që vrasjet duhet t’i marrim të mirëqena si pjesë të jetës, patjetër që nuk ka vend ku mos të ketë vrasje, por patjetër që ne mund të përmirësojmë dhe do të përmirësojmë statistikat me pozicionin tonë. sot ne jemi në mesataren e kontinentit europian për sa i përket vrasjeve. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej fare emri me 112 vrasje në vit dhe sot jemi më mirë se sa disa vende, emrat e të cilave sp’o i përmend për mos t’u kthyer në humor që janë vende më të zhvilluara se ne, por nuk jemi më mirë se sa disa vende në rajon.

Pra ka edhe më mirë dhe ne do synojmë çdo ditë, çdo natë pa pushim. Shqipëria është një vend më i sigurtë se asnjëherë më parë dhe këtë e tregon jo vetëm e gjithë tërësia e shifrave dhe e fakteve që vijnë nga terreni, por edhe fakti që Shqipëria turistike po hedh hapa shumë më të shpejtë përpara siç tregojnë edhe shifrat e turizmit të këtij viti.