Eranda Libohova ka bërë festë të madhe për datëlindjen, por Irma nuk ka shkuar (Foto)

Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Eranda Libohova ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 53-të.

Eranda ka organizuar një festë goxha të madhe në këtë ditë të veçantë për të. Këngëtarja ka mbledhur mikeshat dhe të afërmet e saj, por në sy bie mungesa e motrës së madhe, Irmës.

Kjo e fundit si për të bindur ndjekësit që nuk mori pjesë në festë ka publikuar një InstaStory ku tregon se ndodhet pranë detit. Madje Irma Libohova ka munguar edhe në urimet e shumta në rrjet që u bënë për motrën e saj.

Tashmë dihet publikisht që motrat prej disa vitesh nuk gëzojnë marrëdhënie të mirë edhe pse publiku do t’i mbaje mend gjithmonë si motrat Libohova në skenë.