Është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në
Spitalin Rajonal Memorial Fier, një ndërhyrje tek një pacient 58 vjeçar nga Lushnja.
Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i kësaj nderhyrje të vështirë kirurgjikale (duodenektomia parciale) në një tumor duodeni D3-D4.
Pacienti gëzon shëndet të mirë
Mirënjohje
ekipit të mjekëve
kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Alti Haxhiu, dr. Frenki Vila, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe
personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Fjorida Ago dhe Ferda Teslim, Arzu Aktaş